Sporti

Perez tregon se pse Reali nuk arriti të firmos me Lewandowskin

09/12/2019 17:22
nga:Ideal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka zbuluar pse kampionët evropianë nuk arritën të nënshkruanin sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

72-vjeçari, pranoi se Real u përpoq të nënshkruante të dy Lewandowskin dhe Pogban, por ata dështuan sepse Bayern dhe United nuk ishin të gatshëm të shesin pasuritë e tyre me çmim të lirë.

“Ka lojtarë që nuk shiten,” tha Perez. “Ne shkuam për Lewandowski për disa vjet dhe asgjë nuk ndodhi sepse ai nuk ka klauzolë dhe ata Bayern nuk do ta shesin atë.

“Kjo ka ndodhur edhe me Pogba-n gjithashtu. Kur lojtarë e lartcekur mund të shiten, ne mund të shkojmë për ta”, përfundoi Perez.

/GazetaBlic/