Sporti

Perez: Ne jemi ekipi më i mirë në botë!

02/11/2019 20:07
nga:Lorik J

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dha një intervistë për France Football, ku foli për ekipin e tij dhe formën aktuale të madrilenëve.

Shefi i Madridit nuk mendon se duhet të nënshkruajnë me një top lojtarë – pasi ata janë ekipi më i mirë, shkruan GazetaBlic.

“Unë insistoj që ne kemi skuadrën më të mirë në botë dhe trofetë që kemi fituar e dëshmojnë këtë. Ne nuk do të shpenzojmë për hir të shpenzimeve”, tha Perez.

“Për shembull, kam lexuar dhe dëgjuar disa media që thonë për vite se Madridi duhet të nënshkruajë një numër ‘9’, kur realiteti tregon qartë se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë.”

“Ajo që ne po bëjmë në çdo merkato është sjellja e lojtarëve të rinj që do të jenë të rëndësishëm në të ardhmen, si Vinicius ose Rodrygo”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/