Në një intervistë dhënë për GazetaBlic nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim.
Ilazi tha se sipas saj këto produkte po blehen pa recetë të mjekut.
“Trupi i njeriut prej embrionit gradualisht formohet dhe funksioni i organeve dhe çdo gjë bëhet gradualisht, ku rritet edhe funksioni i hormoneve. Çdo ndikim që ne e bëjmë në trupin tonë në mënyrë të shpejtë është efekt i dëmshëm, sikurse edhe çajrat për dobësim, normalisht që kanë efekt të dëmshëm për organizëm sepse është efekt i shpejtë për dobësim, por jo edhe i mirë për shëndetin”, tha ajo.
Sa i përket gjendjes së çajrave dhe medikamenteve mjekësore në faqet online të porositjes, Ilazi thekson se nuk ka siguri në cilësi dhe nuk mund të ketë efekt të njëjtë për të gjithë.
“ Në momentin që shitet online nuk ka kontrollë dhe siguri, aty nuk e dimë se si është përgaditur ajo tretësirë, ka filozofi shum të madhe lansimi në treg i një produkti, duhet të kemi parasysh aditivin që i shton atij produkti që mos me qenë i dëmshëm për organizmin, dhe me pasur parasysh se kujt po ja shesim, sepse jo të gjithë mundet me qenë efekti i njëjtë”, potencon nutricionistja.
“Janë produkte dhe suplimente që çajrat për dobësim merren pa recetë të mjekut, ato gjinden në market e barnatore, por asnjëherë nuk ndodh një mjek të propozojë një produkt që ka efekt laksativ dhe dioritik të cilat janë dy ndikime në funksion të organizmit që janë të dëmshme edhe për funksionin e sistemit dixhitiv edhe për përgjithësi të organizmit. Kryesisht merren pa recetë të mjekut”, tha tutje Ilazi.