Lajme

Përderisa Kadri Veseli po flet për minimizim të Qeverisë Haradinaj, asaj iu shtua edhe një zëvendësministër!

10/13/2018 12:46
nga:Gazeta Blic

Tani numri i zëvendësministrave arrin në 79.

Qeveria Haradinaj u kritikua për numrin e madh të zëvendësministrave, që nga krijimi i kabinetit qeveritar.

Por si duket kjo nuk po e pengon kryeministrin Ramush Haradinaj të bëjë emërime të reja në Qeveri, pasi që listës iu shtua edhe një emër para rreth një muaji.

Kjo është konfirmuar nga zyra e Kryeministrit.

Bëhet fjalë për ish-kandidatin e PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, i cili tani mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Theksojmë se 79 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro.

 

Kadri Veseli: Numri i zëvendësministrave duhet të minimizohet pesëfish

12/16/2019 22:27

Neser mblidhet Qeveria Haradinaj, merren 10 vendime me ngarkesë buxhetore