Sporti

Përballja Messi-Ronaldo, mediat argjentinasi publikojnë datën e ballafaqimit mes dy gjigantëve të futbollit

01/06/2023 22:07
nga:Lorik J

Më 19 janar, në pak më pak se dy javë, do të zhvillohet një kapitull tjetër në rivalitetin e pafund futbollistik mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Siç raporton TyC Sports, në fakt, në Arabinë Saudite (në Riad) do të zhvillohet një ndeshje speciale mes PSG-së dhe një përzgjedhje me lojtarët më të mirë të Al Hilal dhe Al Nassr, ekipit të CR7, me trajner argjentinasin, Marcelo Gallardo, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo pritet të jetë një përballje tjetër mes Ronaldos dhe Messit si në kohët e arta.

Kujtojmë se Messi luan tek PSG në sezonin e dytë – teksa Ronaldo sapo është transferuar tek Al Nassr.

/GazetaBlic Sport