Sporti

Për vetëm tre vite, Kosova e tejkalon Shqipërinë sa i përket vlerës së skuadrës

10/17/2019 23:20
nga:M K

Kosova po vazhdon me formën e saj fenomenale në rrugëtimin drejt EURO 2020.

Kombëtarja “verdhë e kaltër” tani ka vetëm edhe dy finale të mëdha, për të synuar arritjen historike, shkruan GazetaBlic.

Në vetëm tre vite, “Dardanët” kanë bërë hapa gjigant, kurse kjo vërehet edhe në rezultate.

Madje, Kosova e ka tejkaluar edhe Shqipërinë sa i përket vlerës së skuadrës.

Sipas Transfermarkt, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vlerë 74 milionë euro, 6 milionë më shumë se ata të Shqipërisë, vlera e të cilëve shkon afro 68 milionë.

Kjo nuk është edhe e rastësishme, kurse mbetet të shihet nëse do të zgjasë edhe në të ardhmen.

Kujtojmë, Shqipëria thuajse i ka humbur të gjitha shpresat për një kualifikim eventual, derisa Kosova me pak fat mund t’ia arrijë qëllimit.

/GazetaBlic/

11/19/2019 15:58

Gjatë këtij viti 1.600 migrantë kanë hyrë në territorin e Kosovës