Showtime

Për t’u tmerruar! Blunt e Real1 publikojnë videon ‘alla pornografi’ (Video+18)

04/16/2018 21:17
nga:F.B

Muajt e fundit s’po ka kush që i ndal me projektet e reja, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për dyshen DJ Blunt dhe Real1 të cilët kohët e fundit janë shndërruar në atë që me plot kuptimin e fjalës mund të quhet “Skandali i Estradës Shqiptare”.

E nisën me ‘diss-at” drejtuar këngëtarëve, Ledri Vula e Asdren Gjikokolli (Gjiko) për të cilët në asnjë moment nuk i kursyen fjalët më të pista e më fyese.

Më vonë arritën deri në atë pikë sa fjalët ofenduese e eksplicite nuk i kursyen as për këngëtaren tashmë të njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi. Edhe arsyetimin që dhanë për ato fjalë ishte se kanë respekt! Respekt? Këngëtarët ose nuk ia kanë idenë se çka do të thotë fjala respekt e çka fjala ofendim, ose janë munduar të nxirren ashtu “kinse po thonë diçka”.

Se nuk janë të vetmit që e shohin gruan ‘tamam’ si një objekt seksual, kjo është e vërtetë. Por deri më sot, videoklip më eksplicit se ky që kanë publikuar vështirë se i’ua ka parë syri.

Kënga e sapo-publikuar me titull “Tululu” lirisht mund të konsiderohet si videoklip ‘alla pornografi”, duke nisur nga fakti se qysh nga fillimi e deri në fund të klipit nuk mund të shohësh asgjë pos të pasme e gjoks, e madje edhe skena të nxehta si ajo ku me thikë e pirun e prekë një vajzë në organet gjenitale.

Kjo është vetëm një prej pikave, pasi që edhe teksti është po ashtu eksplicit deri në skajshmëri.  Ende nuk dihet se si e lejon “YouTube” të publikohen skena të tilla e madje të shikohen nga audienca gjenerale (çdo moshë). / © GazetaBlic /

PARALAJMËRIM: Videospoti në vijim përmban fjalë dhe skena skajshmërisht eksplicite*

04/23/2018 21:56

Pas Era Istrefit, tani Dj Blunt thotë të njëjt gjë edhe për bukuroshen e “Xing” (Foto)