Lajme

Për tetë vjet, ATK-ja inkasoi 574 milionë

02/14/2018 12:49
nga:M H

Administrata Tatimore e Kosovës që nga viti 2000 ka inkasuar 574 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Sakip Imeri.

“Kjo konferencë i dedikohet 18 vjetorit të themelimit të zhvillimeve në ATK-së, dhe gjithë zhvillimit në ATK dhe 10 vjetorit të pavarësisë. ATK ka arrit të jetë institucion i konsoliduar i të gjitha reformave që kanë ndodh në Kosovë dhe përgatitjet që priten të ndodhin edhe këtë vit edhe në vitin 2019″.

Imeri tha se viti 2018 është vit i mbarë pasi që të hyrat janë më të mëdha në vitin 2017 për 2,6 milionë euro më shumë.

“Viti 2018 është vit që ka filluar mbarë për ATK nga 48,8 milionë euro të hyra të parashikuar 5,3% më shumë se plani jonë, 14% më shumë se viti i kaluar. 6,1 milionë euro më shumë se viti i kaluar”.

02/22/2018 22:14

Të pathënat nga raundi i dytë i negociatave ndërmjet partive politike!