Opinion

Për teorit mbi teori jam interesuar shumë herët

04/20/2019 18:21
nga:Leonard Komani

Çdo herë më ka interesuar se cila shenjë gramatikore qëndron në fund. Por tani sidomos në kohën e fundit kur e kuptojë se pas çdo pikëpyetje fshihet një pikëpyetje edhe me e fortë, medeomos më shtynë ti futem problemit edhe më thellë jo që ta ndryshojë por spaku të ballafaqohem me realitet.

Sa isha i ri pyetjet më me peshë që u sillshin verdallë në kokën time ishin ato mbi krijuesin dhe deleguesit e tijë. Pse, si, ku, kur, ndoshta e kshtu me radhë.

Por si duket edhe pse krijues, nuk e kontrollon çdo gjë në çdo kohë, por punën e tijë e kryejnë tokësorët ndoshta në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e tijë…

– Ishte një ankth për mua të ndëgjoj që një ndër objektet më më vlerë kulturore në Francë qëndron e mbuluar nga zjarri. Një objekt gjigant që në muret e tij janë të shkruara historit shekullore, edhe pse në kohën e ndërtimit kishte qëllime fetare ajo u shëndrua në monument historik i pa përseritshëm.

Mua përsonalisht më mundon fakti se si ndodhi? Pse ndodhi? Pse u lejua të ndodhë diçka e tillë? Kujt i konvenonte? Ku është çëllimi i shkatrrimit?

Mirpo nëse ishte e rastit pse u lejua, pse u nevojit për aq shumë kohë të shuhet një zjarrë në një objekt me aq rëndësi kulturore me përmasa globale???

Tash çka:

Do të ishte qesharake nëse themi që një Astrolog siq ishte Nostradamus e kishte parashikuar djeg‘jen e këtij objekti madhështor, dhe kaluese. Ka ndodhë.

Ti themi disa fakte që ky shktatrrim historik kishte mundësi të ndalohej apo së paku me dëme minimale thuajse të pa dukshme për botë.

1: Diçka e tillë në ato përmasa duhet të ketë sistem modern të alarmimit në raste rreziku(zjarr, ujë, termete).
2: Sistemi moniterues(kamerat) 24 orë në veprim në çdo cep.
3: Personeli mbikqyrës së paku 2 herë në ditë kontrollë në detaje objektit. Mëngjes dhe mbrëmje.
4: Ekziston ekipi zjarrfikësve special për raste të tilla me një ndërhyrje emergjente të planifikuarë nga ekspert shtetëror.
5: Ekziston grupi i priftërinjëve i specializuar-shkolluar vetëm për një rast tillë që të mirren masat e duhura dhe që dëmet të jenë sa më të vogla.
Ekzistojnë shumë pika të tjera që nuk është nevoja ti përmendim.

Shtrohet pyetja se pse dështoj shpëtimi i këtij objekti historik?

Së pari jam shumë i lumtur që nuk pati humbje jete duke e ditur se brenda dite frekuentojnë me mijëra mijëra përsona.

Ku për fat të mir objekti mbyllet ne 18:00 ndërsa zjarri e kaplojë në 18:50(pika 3).

Si mund të ndodhë një gjë e tillë kur zjarrëfikësit filuan punën, shuarjen e zjarrit me një vanim prej më tepër se 30‘?

Dhe si për çudi kur djegia e kishte kapluar komplet çatin dhe e kishte kulminacionin e saj ndodhte transportimi i relikteve nga brenda jasht.

Ku ishte ekipi special, pse dështoj?

Po grupin e priftërinjëve që ishin përgjegjës për raste të tilla çfarë i ndaloj që tê reagojnë me kohë?

Pasiqë Franca njihet si shtet me organizata të ndryshme humanitare që janë shumë shpejtë afër katastrofave me të gjitha pajisjet moderne. Pse zgjati aq shumë ndërhyrja e helikoptereve zjarrfikës?

Renovimi i këtij objekti kishte filluar ishte disa vjeçarë por 16 statujat: 12 Apostujt dhe 4 Ungjilltarët u larguan vetëm disa javë më herët.
Nuk mund ta quajmë keq menagjim apo ndonjë leshim. Ktu kemi të bejë me një „mrekulli“ nga dora e njeriut apo një komplot dhe nuk tolerohen.
Të themi që dështojë. Në rregull
.
Mua më pëlqej Macron kur thoshte do te ndërtojmë të njëjten prap… Shumë e thjesht. Planet origjinale të ndërtimit ekzistojnë dhe brenda 2 ditëve janë mbledhur mbi 800 mln Eu dhe tash kanë kaluar 1 mld. Shifra marramendëse për një kohë super të shkurt.

Historia njerzore ndryshojë në fund të shek 18 mu në Francë, mos ndoshta kjo është fillimi i ndonjë ndryshimi shoqëror siq e quajnë disa „ Rregulli i ri botëror“?
Çka duhet sakrifikuarë për një paqë globale???