Lajme

Për ta kujtohen gjithmonë në zgjedhje, ja si PS blen votat e romëve (FOTO)

06/25/2017 14:24
nga:Gazeta Blic

Komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri është më i harruari, Por për ta partitë kujtohen gjithmonë, vetëm për zgjedhje.

E në fakt, përfaqësues të Partisë Socialiste janë duke bërë një shkelje të rëndë të ligjit,. ku këtë të dielë, kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj, kanë shkuar pranë barakave të romëve në Gjirokastër, për tu ofruar atyre para në këmbim të votës për PS-në.

Fotot e mbërritura në redaksinë e Express shfaqin një makinë e cila sipas denoncimit, ka pasur brenda saj persona që janë prezantuar si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Porosia e tyre: Votoni 2-shin në fletën e votimit, në këmbim të parave.

11/19/2017 18:25

Arban Abrashi “thyen” heshtjen zgjedhore me diplomaci, kërkon të votohet numri 47!