Geek

Për shkak të iPhone X e pushojnë nga puna

10/30/2017 18:02
nga:M H

Brooke Amelia Peterson kishte bërë një xhirim gjatë vizitës që i bëri babait të saj në Kaliforni.

Apple ka pushuar nga puna një inxhinier, pasi që vajza e tij postoi një video duke treguar telefonin më të ri iPhone X.

Brooke Amelia Peterson kishte xhiruar gjatë vizitës që i bëri kampusit të Apple për të parë babanë e saj dhe mori të shikojë një iPhone X.

Videoja u bë virale dhe si rezultat Apple shkarkoi nga puna babanë e saj, për shkelje të rregullave duke i lejuar asaj që të xhirojë telefonin.

Kompania zakonisht është shumë e përmbajtur rreth produkteve të saja të reja dhe në kohën e xhirimit, iPhone X ende nuk ka dalë në publik.

 

11/15/2017 18:34

Apple zhvillon sistemin e ri të senzorit 3D për iPhone 2019