Lajme

Për shkak të Interpolit, Hyseni shkon në Amerikë

08/02/2017 10:01
nga:M H

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë.

Në Nju Jork ka filluar një varg takimesh të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Bëhet e ditur se bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.

Një ditë më parë Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë z. Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit, Fode Seck.

Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, transmeton Klan Kosova.

12/16/2017 18:29

Kritika e Pacollit se Shqipëria s’ka bërë sa duhet për pavarësinë e Kosovës, bën bujë në Tiranë