Showtime

Për shkak të coronavirusit, Bieta Sulos i bëhet surprizë për ditëlindje në një mënyrë të veçantë

04/09/2020 18:24
nga:L I

Ndoshta kjo nuk ishte pikërisht ajo që Bieta Sulo kishte menduar për 35 vjetorin e saj të lindjes por me siguri do të mbetet datëlindja e saj më e veçantë. Stafi i “Ftesë në 5”, familjarët, miqtë dhe djemtë e jetës së saj, Albani dhe Kroi, i përgatitën një surprizë shumë të bukur që bëri moderatoren të përlotej dhe emocionohej pa fund.

Mesazhi nisi me fjalët e motrës së saj e cila së shpejti do të bëhet nënë, vazhdoi me miqtë, familjarët dhe me një lidhje direkte nga shtëpia e saj ku u shfaq Alban Dudushi, Kroi i vogël dhe nëna e saj. Të gjitha urimet ishin plot dashuri dhe me fjalë zemre por partneri i zemrës së saj, ndau me publikun historinë e ardhjes së Bietës në jetë duke e lidhur me poezinë fantastike të Ismail Kadarasë. “Në parkun që mbuluan fletët”.

Pak ditë pasi lindi Bieta, diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë dhe Albani zgjodhi që mesazhin në studio ta jepte pikërisht me poezinë e Kadaresë duke qenë se 35 vjetori e gjeti në një situatë të pa zakontë. “U desh të zhdukeshin përbindshat që në këtë botë të vije ti”.
Më pas stafi i solli tortën në studio dhe mesazhet që kishin përgatitur secili prej tyre.