Ka afro dy javë që Robert Berisha ndodhet në karantinë në konviktin nr. 8, shkruan GazetaBlic.
Por duke qenë sot “Dita e Gënjeshtrave”, 1 prilli, një nga miqt e tij ka vendosur që të tallet me të.
Madje Roberti bie pre e kësaj gënjeshtre ku atij i thuhet t’i bëj gati rrobat se pas një ore do të lirohet.
Robert Berisha së bashku me menaxherin e Taynës,Rinor Hykollin u vendosën në karantinë pasi ata u kthyen nga Amerika.
Në fillim Roberti u shpreh i nervozuar me këtë vendim, por sa kalonin ditët ai tregoi se po e shijonte dhe se nuk donte të rrezikonte askënd.
/GazetaBlic