Lajme

Për kë e kishte fjalën Hashim Thaçi, kur akuzoi diplomatët e ‘rangut të ulët’ për heqjen e taksës?

05/15/2019 20:31
nga:Gazeta Blic

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka akuzuar se disa diplomatë kanë lobuar brenda institucioneve të Kosovës për heqjen e taksës në këmbim të vizave.

E këtë veprim, Thaçi e ka konsideruar si të dëmshëm dhe fyes për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës.

“Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallërave të Serbisë në këmbin të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Presidentit Thaçi, kjo ofertë është hileqare dhe diskriminuese që ka për qëllim përfundimtar ndarje të Kosovës.

“Këto projekte janë të turpshme, dhe si të tilla, plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme”, ka shkruar ai përmes një postimi në “Facebook”.

Më poshtë e sjellim reagimin e plotë: