Lajme

Për herë të parë në Kosovë, vjen diplomë e dyfishtë gjermane për studime master

06/25/2019 16:00
nga:Gazeta Blic

Nga tetori studentët kosovarë kanë mundësi ti fillojnë studimet Master në Biznes Ndërkombëtar dhe të marrin diplomë të dyfishtë gjermane nga Ludwigshafen University of Business and Society dhe Kolegji Universum.

Programi përbëhet nga dhjetë module prej të cilave një pjesë ofrohen në Kolegjin Universum, disa në Universitetin Ludwigshafen dhe disa së bashku nga dy universitetet. Aplikimet për regjistrim në këtë program kanë filluar  https://bit.ly/2wqZnpQ . Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët do të pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.

Përveq studimeve të dyfishta në Kolegjin Universum dhe Ludwigshafen University of Business and Society, studentët gjatë studimeve do të kryejnë punë praktike 3 mujore me pagese në kompani gjermane. Apliko këtu për regjistrim https://bit.ly/2wqZnpQ

Informata më të hollësishme rreth këtij programi gjeni të publikuar në website http://tiny.cc/savi7y apo kontaktoni Kolegjin Universum +383 44 144 062 apo [email protected]