Nëser (e premte) do të mbyllet fushata zgjedhore për zgjedhjet e së dielës, ku 21 komuna në nivel vendi kanë shkuar në balotazh, meqë raundin e parë me 17 tetor asnjëri nga kandidatët nuk arritën të fitojën shumicën e nevojshme.
Pavarësisht se afati kohor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë vetëm pesë ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë, shumcia e subjekteve politike këtë fushatë as që e kishin ndalur që nga 18 tetori, shkruan GazetaBlic.
Por është një organ përgjegjës ku subjektet politike mund të ankohen për garën jofer të ndonjë subjekti tjetër të caktuar politik.
Pikërisht për këtë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tashmë janë deponuar pesë ankesa që kanë të bëjnë me fushatën për zgjehdjet e 14 nëntorit.
GazetaBlic ka kontakuar me Sekretarin e PZAP-së, Mulë Desku i cili ka konfirmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar pesë ankesa kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
“Prej datës 8 deri më 10 nëntor, PZAP ka pranuar pesë ankesa për balotazh. LDK ka bërë ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Desku për GazetaBlic.
Të dielën e 14 nëntorit qytetarët e Koosvës në 21 komuna do t`i drejtohen sërish kutive të votimit, e të cilët përmes votës së tyre do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë për katër vitet e ardhshme në këto komuna.
Gara më e nxehtë llogaritet të jetë në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Podujevë, Drenas e Vushtrri.
Bazuar në rezultatin e 17 tetorit Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur si partia e parë fituese në nivel vendi, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
/GazetaBlic/