Lajme

Për dallim prej Kryeministrit, këta tre deputetë kanë marrë vizat për të shkuar në Amerikë

01/08/2018 19:29
nga:A. R.

Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës është e sigurt se do të udhëtojnë drejt SHBA-së, meqë kanë marrë vizat dhe kanë ftesa për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj e Sllobodan Petroviq janë tre nga deputetët që me pasaporta diplomatike vizat i kanë marrë me procedura të shpejta dhe pa humbur shumë kohë, raporton KTV.

Këto viza mund t’i shfrytëzojnë deri në mesin e 2019-s.

Deputetja e LDK-së, që është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se izolimi i disa liderëve është evident prej kohësh.

Osmani, që para një muaji ishte pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit, deklaron se Kosovës nuk i duhen udhëheqës të cilëve u refuzohet vizita në SHBA.

Analistët e shohin këtë vetëm si një nga mesazhet e para të Amerikës përballë Kosovës.

Ende nuk dihet se cilët nga liderët shtetërorë do të jenë në mesin e 4 mijë të ftuarve për lutjet e mëngjesit në Amerikë.

Ndonëse Zyra e Presidentit është pyetur nëse ka marrë ftesë numri një i shtetit për të qenë në lutjet e mëngjesit në Amerikë, nëse është pajisur me vizë dhe a do të udhëtojë për atje, përgjigje nuk ka kthyer.

Ndërkohë, nga Zyra e Kryetarit të Kuvendit televizionit i kanë thënë se Veseli çdoherë është pajisur me vizë amerikane.

Kurse, për vizitën konkrete kanë thënë se Veseli ftesën e ka pranuar, por për pjesëmarrje do të vendosë varësisht nga agjenda.

Vlen të theksohet se ftesat për këtë organizim zakonisht dërgohen muaj më parë.

Në këtë rast, nuk është qartësuar nëse ftesa për Veselin është ende valide, njësoj si për Thaçin e Haradinajn.

 

 

01/22/2020 09:24

Liderët e Luginës, optimistë se do t’i fitojnë 3-4 deputetë