BLIC.TV

Për cilin vendim të Qeverisë Haradinaj Thaçi ka kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese?

11/16/2018 21:28
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Periskopin, pas ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin…Thaçi në këtë intervistë flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë. Flet për qëndrimet e PDK-së karshi ideve specifike në dialog, si ajo e kufijve, qëndrimin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, opozitës në Kosovë e në veçanti LDK-së.

Në intervistën dhënë Periskopit, Thaçi tregohet i ashpër me vendimin e Qeverisë që pronat publike të hiqen nga administrimi i AKP’së dhe t’u lihen në kompetencë komunave në veri.

“Unë mbështes Qeverinë në punë sikur kam mirëkuptim në kërkesat të opozitës. Pozicioni im është i balancuar, nuk do të jem favorizues as për pozitën as opozitës. Shoh disa zëra opozitarë të përgjegjshëm që po afrohen gjithnjë e më tëpër se duhet të përmbyllet ky process një herë e përgjithmonë. Marrja e autoritetit të AKP’së nga Qeveria mendoj se është hap i pamenduar mirë, i paqëlluar dhe në kundërshtim ligjor, për çka unë kam proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Një kërkesë e tillë, ka qenë nga Serbia edhe në vitet 2005-2008 edhe në procesin e negociatave për statusin politik në Vjenë, e kemi refuzuar. Ka qenë kërkese edhë në vitin 2013, e kemi refuzuar. Ky vrull dhe entuziazëm me i bartë pronat shoqërore në pronësi të komunave, është një qasje që nuk do të duhej të ndodhte. Kam kërkuar një sqarim institucional, përpoes sqarimeve individuale të Qeverisë që nuk pajtohen me ato çështje. Ka një heshtje. Dua të shpresoj se do të ketë reflektim të anulimit të atyre vendimeve nga Qeveria. Nëse ao vendime mbeten në fuqi dhe fillojnë të implementohen, atëherë është fillimi i zbatimit të idesë së Serbisë për Republika Srpska në Kosovë, në një formë apo tjetër. Nuk komentoj vendime të Gjykatës por janë vendime të gabuara të nxituara dhe me motiv të bërjes së Kosovës xhepa –xhepa.” – ka thënë ai.