Lajme

Për çdo dëshmorë që ra për liri, KOSOVË URIME USHTRIA

12/14/2018 11:24
nga:A. R.

Republika e Kosovës tashmë ka ushtrinë e saj.

Pas ditës historike të 17 shkurtit, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, 14 dhjetori është dita e dytë që do ta shënoj historinë e Kosovës.

Me përkrahjen e plotë të shtetit amerikan, Kuvendi i Kosovës e votoi transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur, duke kaluar me shumicë votash të tri projektligjet që e mundësojnë këtë transformim Gazeta Blic.

Këto tri projektligje u votuan me unanimet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përjashtuar këtu deputetët e Listës Serbe të cilët nuk ishin në sallë.

Në sallë ishin 107 deputetë.

Të tria projektligjet u votuan ndaras, dhe njëjtë u bë edhe votimi i amendamenteve për secilin projektligj.

Votimi i amendamente u bë ndaras për secilin amendamentet veç e veç me këto vota

Ky ishe votimi për projektligjin e parë, ai për Ministrinë e Mbrojtjes

Amendamenti i parë – 107 vota pro

Amendamenti i dytë – 107 vota pro

Amendamenti i tretë – 107 vota pro

Amendamenti i katërt – 107 vota pro

Amendamenti i pestë – 107 vota pro

Amendamenti i gjashtë – 107 vota pro

Amendamenti i shtatë – 107 vota pro

Amendamenti i tetë – 107 vota pro

Amendamenti i nëntë – 107 vota pro

Amendamenti i dhjetë – 107 vota pro

Amendamenti i njëmbëdhjetë – 107 vota pro

Në fund deputetët  votuan projektligjin në tërësi ku ishin 106 vota pro, dhe një abstenim.

Ndërsa për projektligjin e dytë dhe të tretë, kishte dy abstenime në vota në dy amendamente të ndryshme.

Projektligji i dytë, në votimin në tërësi morri 107 vota pro .

Projektligji i tretë në tërësi gjithashtu morri 107 vota pro.

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë ushtarë dhe 3 mijë rezervistë me një buxhet vjetorë prej 98 milionë eurosh.

Ushtria e Kosovës u votua 10 vjet e 10 muaj pas pavarësisë.

Për këtë ushtri meritat më të mëdha i kanë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, dhe ata që veshën uniformën në ditët jetike për popullin e Kosovës.

Andaj për çdo dëshmorë që ra për lirinë e Kosovës, për çdo familje e çdo kosovarë, urime ushtria e Kosovës.

/GazetaBlic/

07/17/2019 06:51

Gashi nuk i reziston ‘FaceApp’, transformon vetën në ‘plak