Lajme

Për 250 euro borxh që nuk i pagoi, vajzës ia publikuan disa fotografi intime

11/14/2018 09:24
nga:A. R.

Punë e pjesshme, pak para, një nënë për të mbajtur, dhe një vajzë të cilën duhet të rriste pa ndihmën e askujt. Duke mos ditur ku të përplaste kokën, Ivan, është ky pseudonimi i përdorur për të, kërkoi borxh 250 euro, në një kompani në Khabarovsk, të Rusisë, që mbante këste mujore deri në shlyerje.

Por pas disa kohësh Ivan nuk po arrinte që ti shlyente dot, kështu që nisi të merrte çdo ditë kërcënime me jetë për veten dhe familjen.

Kështu të ngarkuarit nga kompania për marrjen e parave mbrapsht, përfshin në këtë çështje edhe vajzën e mitur të Ivan, duke i publikuar disa fotografi të montuara të aktoreve për të rritur, me fytyrën e vajzës së tij, foto të cilat u përhapën në sajtet për të rritur, shkruan noa.

Pasi i publikuan, kërcënuesit telefonuan Ivan duke i thënë:

Nëse shlyen detyrimin, njerëzit e mi do i heqin fotot dhe do kërkohet ndjesë publike. Në të kundërt fotografitë do të mbeten aty ku janë”.Kur vajza mësoi çfarë kishte ndodhur humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital.

Po ashtu të miturës i kishin shkruar në rrjetet sociale:

E di sa serioze është situata, janë në lojë jeta jote dhe e gjyshes tënde dhe kjo për shkak të babait tënd. Pyete se pse nuk e paguan borxhit dhe fshihet pas teje”.Çështja u bë publike në mediat, ndërkohë që policia ka nisur një hetim, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Të dyshuarit rrezikojnë deri në 10 vite burg për prodhim të pedo-pornnografisë, duke përfshirë një të mitur.

 

09/06/2018 09:27

Nëntë ndërmarrje publike me 95 milionë euro borxhe