Sporti

Pep Guardiola vjen me një deklaratë interesante pas fitores ndaj Basel

02/13/2018 23:29
nga:Lorik J

Ekipi i Manchester Cityt ka fituar me rezultatin 0-4 ndaj Baselit.

Gundogan x2, Silva dhe Aguero kanë shënuar për fitoren e Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic.

Pas përfundimit të takimit, Pep Guardiola ka folur për ndeshjen që e zhvilloi ekipi i tij.

Ai tha se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje fantastike.

“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, jemi pothuajse në çerekfinale. Liga e Kampionëve është gjithmonë 180 minuta dhe ne do ta marrim seriozisht ndeshjen e ardhshme, por është një rezultat i shkëlqyeshëm për ne”, tha fillimisht Guardiola.

“Ne jemi ende në shkurt dhe në Premier Ligë ne jemi në një pozitën e parë, ne jemi pothuajse në çerekfinale, jemi në një finale (Kupën EFL) dhe të hënën kemi mundësinë të arrijmë në çerekfinalen e FA Cup”, përfundoi Guardiola./GazetaBLIC

05/19/2018 10:59

Andres Iniesta përfundon tek Manchester City