Sporti

Pep Guardiola konfirmon mungesën e madhe për derbin ndaj Liverpool

11/08/2019 15:19
nga:Lorik J

Manchester City do të jetë pa portierin e tyre, Ederson në derbin ndaj Liverpoolit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se portieri Ederson do të humbë derbin e Premier League kundër Liverpool në Anfield të Dielën, përcjell GazetaBlic.

“Ederson nuk është në gjendje të luajë. Nuk e di se për sa kohë do të jetë jashtë ai. Të dielën, ai nuk mund të luajë,” tha trajneri spanjoll.

“Ne kemi një tjetër portier të madh. Claudio Bravo mund të luajë gjithashtu. Ne fituam Carabao Cup falë Claudio. Ai është një portier i jashtëzakonshëm”, përfundoi Pep Guardiola.

/GazetaBlic/