Sporti

Pep Guardiola: Jemi gati, do të jemi më të mirë se sezonin e kaluar

08/15/2025 16:45
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se skuadra e tij është gati për sezonin e ri, teksa udhëton kundër Wolverhampton Wanderers në ndeshjen hapëse të Premier League.

“Jemi gati. Patëm një parasezon të shkurtër, por shumë të mirë. Jemi gati të shijojmë momentet e mira dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur nga ato të këqijat”, tha Pep Guardiola.

“Nuk mund t’ju siguroj, por sinjalet tregojnë se po, do të jemi më mirë. Nuk mund të jemi më keq! Nuk i dihet kurrë, por mendoj se do të jemi më mirë”, vazhdoi trajneri i “qytetarëve”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë të shëndetshëm. Kishte disa arsye për sezonin e kaluar, por mendoj se dëmtimet ishin problemi më i madh”, shtoi ai.

“Kemi disa lojtarë të tjerë (që janë gati të largohen), por mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për shumë klube. Është e vështirë sepse i dua, u pëlqen të jenë këtu dhe situata nuk është e lehtë, por e dinë këtë. Nuk e di saktësisht se sa do të largohen. Kanë mbetur edhe tre javë”, shtoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport/