Uncategorized

Pep Guardiola: Jam admirues i madh i Neymarit, nuk ishte vendim i keq kalimi i tij në PSG

04/27/2021 16:11
nga:Lorik J

Në një konferencë për shtyp, trajneri spanjoll, Pep Guardiola gjithashtu u kthye të flasë për vendimin e Neymar për t’u larguar nga FC Barcelona për në klubin kryeqytetas të Francës në verën e vitit 2017.

Pep Guardiola nuk e vlerëson si një vendim të keq, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai vendosi të shkojë në Paris, nuk është një vendim i keq, një qytet i bukur dhe një klub i bukur. Unë dua që ai të ketë stabilitet, pa dëmtime. Unë jam një admirues i madh, sepse ai ka ndihmuar në përmirësimin e futbollit. Është një kënaqësi të luaj një gjysmë -final kundër PSG”, ka thënë Guardiola.

Këtë të mërkurë, Pep Guardiola do të takohet me PSG për herë të parë në karrierën e tij si trajner.

Por nuk do të jetë hera e parë që Neymar do të jetë përballë. Në vitin 2015, braziliani e eliminoi Bayern Munchen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport