Lajme

Pensionistët kërkojnë nga Haradinaj që pensionet tu ndahen sipas kontributit

11/12/2017 18:15
nga:M H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetar i Shaban Kajtazi, të cilët e uruan atë për përgjegjësitë e reja.

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.

 

 

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)