Sporti

Pensionimi nga futbolli nuk është në planet e Jurgen Klopp

05/30/2024 19:47
nga:Mergim Rreci

Duke folur për podkastin e Willipedia, Jurgen Klopp, 56 vjeç, siguroi se do të rikthehet në punë si trajner, pasi përfundoi, në fund të këtij sezoni, lidhjen e tij nëntëvjeçare me Liverpoolin.

“Të jesh trajner është një profesion rraskapitës dhe, për mendimin tim, ose e bën me aq energji sa ke ose nuk ia vlen. Kjo është mënyra ime për t’i parë gjërat. Çfarë do të bëj tani? Marr pak kohë pushimi për veten time, për familjen. Thjesht kaq, asgjë më shumë. Nuk e di as si do ndihem gjatë kësaj periudhe, duhet të pres dhe të shoh”, ka nisur duke thënë gjermani ikonë.

“Kam punuar për 23 vjet rresht në një botë me shumë presion, shumë intensiv, por tani nuk bëhet fjalë për të dalë në pension. Është e pamundur të mos kthehesh në punë, ajo që nuk mendoj se është e mundur është të ruaj ritmin që kam pasur deri më tani”, theksoi Klopp, i cili para se të kalonte te Liverpool ishte te Borussia Dortmund dhe Mainz.

/GazetaBlic Sport/