Lajme

Pengohet në punë, kryetari i Kamenicës i raporton dy asamblistë në Polici

11/28/2020 11:35
nga:F K

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka raportuar dy asamblistë komunalë pasi kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal.

Kastrati rastin e ka raportuar dje rreth orës 14:15, ndërsa është kontaktuar edhe Prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar (kryetar i Komunës së Kamenicës) ka raportuar se dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë (asamblistë komunal), kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal. Është kontaktuar prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.