Lajme

Pence zbulon se nuk do ta mbështet Trumpin: Nuk duhet të jetë befasi

03/15/2024 22:34
nga:Sh R

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka thënë se nuk do ta mbështes ish-presidentin dhe kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në një intervistë me Fox News të premten.

Fjalët e Pence vijnë pasi Trump siguroi mjaft delegatë për t’u bërë kandidati republikan për president, shkruan Indepedent.

Prezantuesja Martha MacCaullum e pyeti Pencne se si kandidatët e tjerë republikanë për president e mbështetën ish-presidentin dhe nëse Pence do ta përkrahte.

“Nuk duhet të jetë befasi që unë nuk do të mbështes Donald Trump këtë vit,” tha ai, ndërsa theksoi arritjet konservatore të administratës Trump.

“Por duke u thënë kështu, gjatë fushatës sime presidenciale, e bëra të qartë se kishte dallime të thella mes meje dhe Presidentit Trump për një sërë çështjesh, dhe jo vetëm dallimin tonë për detyrat e mia kushtetuese që kam ushtruar më 6 janar”.

Ish-zëvendëspresidenti, i cili fillimisht hodhi kandidaturën për president dhe të cilën e pezulloi para nisjes së garës, e kritikoi Trumpin që po largohet nga vlerat konservatore, veçanërisht për shpenzimet dhe abortin.