Sporti

Penalltia e pritur sot daj Valencias është e para në La Liga për Marc-Andre ter Stegen

01/25/2020 23:18
nga:Mergim Rreci

Marc-Andre ter Stegen ishte heroi i Barcelonës në pjesën e parë të ndeshjes kundër Valencias që u zhvillua të shtunën në Mestalla.

Pas një ndërhyrjeje nga Gerard Pique, Maxi Gomez e pati mundësinë ta kalonte skuadrën e tij në epërsi në minutat e para të ndeshjes, mirëpo portieri gjerman bëri një pritje të mrekullueshme duke ia mohuar një gjë të tillë.

Mirëpo ka një statistikë interesante në lidhje me këtë gjë, ku kjo penallti ishte e para e pritur në La Liga që nga tansferimi i tij, shkruan Gazeta Blic.

Kjo ishte penalltia e pestë që Ter Stegen e mbron si lojtar i Barcelonës, mirëpo ishte e para që ai e mbron në La Liga.

Pritjet tjera, 27-vjeçari i ka bërë në garat ndërkombëtare: kundër Celticut, Romës dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër kundër Sevillas në Superkupën Evropiane të vitit 2018.

Megjithatë, përkundër pritjes së penalltisë dhe disa pritjeve tjera fantastike nga Ter Stegen, Valencia arriti ta mposhtte Barcelonën me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.