Sporti

Penalltia e dytë në Suharekë, kësaj radhe konvertohet në gol

09/13/2019 17:19
nga:M K

Pak minuta pasi shënoi golin e tretë, Ballkani ka pësuar golin e parë në ndeshje.

Arb Manaj realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të të duelit, shkruan GazetaBlic.

Minuta e 59-të, Ballkani – Trepça’89 3-1

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, megjithëse vështirë se mund të ndryshojë diçka në duelin ku “Xhebrailat” po shkojnë drejt një fitoreje tjetër.

Megjithatë, deri në fund ka edhe gjysmë ore lojë.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë