Skuadra e Besës ka fituar penallti pas gjysmë ore lojë ndaj Gjilanit.
Fiton Hajdari pengoi lojtarin e Besës në zonë dhe shkaktoi penallti për mysafirët, të cilët nuk gabuan nga 11 metra distancë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Besës, Ardit Tahiri ka shënuar gol pas 33 minutave lojë, duke mposhtur Ruçin nga penalltia.
Për Tahirin ky është goli i shtatë në Superligë këtë stinor.
Rezultati aktual i ballafaqimit është 1-1.
/GazetaBlic Sport


