Sporti

Penallti dhe gol në kryeqytet, zhbllokohet në fund të pjesës së parë dueli Prishtina – Ferizaj

03/04/2020 17:50
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të fundit të ditës së sotme në IPKO Superligë.

Prishtina po avanson ndaj Ferizajt, 1-0 me golin e Ahmed Januzit nga penalltia, shkruan GazetaBlic.

Januzi konvertoi në gol 11-metërshin e fituar nga vendasit fare në fund të pjesës së parë, pas një ndërhyrjeje të palejuar brenda zonës së rrezikshme.

HT Prishtina – Ferizaj 1-0

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

05/18/2020 21:21

​Rritet numri i të shëruarve në Ferizaj, bie numri i të prekurve!