Euro2024

Pellegrini: Jemi ne kampionët e Europës, e mposhtim Kroacinë

06/22/2024 17:59
nga:Mergim Rreci

Italia është duke përgatitur ndeshjen e tretë të Grupit B përballë Kroacisë. Axurrëve mund t’iu mjaftojë edhe një barazim ndaj ballkanasve, megjithatë Lorenzo Pellegrini thekson se do të luajnë vetëm për tre pikët.

Mesfushori i Romës e pranon se pas humbjes me Spanjën, në kombëtare nuk është e njëjta atmosferë si pas sfidës me Shqipërinë, megjithatë shtoi se Italisë i duhet të tregojë se janë kampionët në fuqi të Europës.

“Sigurisht që pas ndeshjes me Spanjën në grup nuk është e njëjta atmosferë si pas Shqipërisë. Ndaj Spanjës nuk zhvilluam një ndeshje në lartësinë e Italisë, por kjo vjen edhe për meritë të kundërshtarit. Objektivi jonë është të kalojmë grupin dhe të dominojmë ndeshjet, kjo është ajo që na kërkon Spalletti.

Jemi kampionët në fuqi dhe duhet ta tregojmë, edhe pse e vërteta është se skuadra ka ndryshuar. Por, duhet të japim 100%, jemi një grup i bukur dhe i bashkuar. Ndaj Kroacisë nuk do të luajmë për të barazuar, por do të futemi në fushë për të dominuar dhe fituar”, u shpreh Pellegrini.