Sporti

Pele me mesazh të veçantë për Mbappen pas paraqitjes së tij të shkëlqyer ndaj Argjentinës

06/30/2018 23:50
nga:A. R.

Legjenda e Brazilit, Pele, i ka uruar fat Kylian Mbappes për ndeshjet e radhës në Kupën e Botës, përveç kundër Brazilit, natyrisht, pasi një paraqitjeje fantastike në 1/8 e finales kundër Argjentinës.

Kylian Mbappe u përkujdes ta dërgojë Francën në çerekfinale të Kupës së Botës duke shënuar dy herë dhe duke pasur gishtin kryesor në një gol tjetër në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës të shtunën, shkruan Gazeta Express.

Francezi u bë vetëm lojtari i dytë pas Peles që i shënon dy gola në një ndeshje të eliminimit direkt si 19-vjeçar.

Pele e ka uruar sulmuesin francez për këtë arritje përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Urime K. Mbappe. 2 gola në Kupën e Botës në moshë kaq të re të vënë në një shoqëri të madhe! Urime në ndeshjet e radhës, përveç kundër Brazilit”, shtoi ai.

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania