Sporti

Pele i uron fat Ronaldos për debutimin në Serie A

08/18/2018 17:22
nga:Lorik J

Legjenda e Brazilit dhe futbollit kombëtar, Pele i ka dëshiruar Cristiano Ronaldos fat përpara debutimit të tij me Juventusin në Serie A.

Skuadra e Juventusit sonte takohet me Chievon me fillim nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së parë të edicionit të ri të Serie A, shkruan GazetaBlic

“Fat të mirë, Cristiano, për ndeshjen tuaj të parë me Juventusin” shkroi ikona e futbollit botëror në Twitter.

“Në ’61, pronari i Fiat dëshiroi të më blejë mua, por këto janë të vetmet vija për Pelën!”, ka përfunduar ai.

Pele ishte pjesë e Santos në vitin 1961. Pele ka fituar tre herë Kupën e Botës me ekipin kombëtar të Brazilit.

/GazetaBlic/

Juventus XI: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Ronaldo.

03/26/2020 14:04

Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare vëllau i legjendës së futbollit, Pele