Sporti

Pele dërgohet në spital, mësoni arsyen

04/03/2019 19:23
nga:M K

Legjenda e futbollit brazilian pele është dërguar në spital si masë parandaluese ndaj një sëmundjeje që nuk do t’i rrezikojë jetën, kështu raportohet në mediet franceze.

78-vjeçari ishte në Paris për të qenë pjesë e një evenimenti me futbollistin francez Kylian Mbappe ditën e martë, por më vonë e ka kapur temperatura e lartë.

Ai është transportuar në spital si masë parandaluese, këtë e kanë rrëfyer shoqëruesit e Pele për RMC Sport.

Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të historisë, pasi ka fituar tre herë Kupën e Botës me Brazilin.

03/26/2020 14:04

Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare vëllau i legjendës së futbollit, Pele