Sot një person është gjetur i shtrirë në trotuar në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se ai dyshohet se është hedhur nga ballkoni i një ndërtese.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.