Lajme

Pejë: Gjendet një mjet shpërthyes, policia bllokon rrugën

10/13/2019 21:43
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:10 janë informuar që në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë është gjetur një mjet shpërthyes.

Në një prononcim për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Driton Rugova ka theksuar se është bllokuar një pjesë e rrugës dhe janë duke pritur njësinë për demantim.

“Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, është gjetur një mjet shpërthyes. Me të marrë informacionin, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës dhe jemi duke pritur njësinë për deminim” ka thënë Rugova.

Rugova ka theksuar se këto janë të dhënat që kanë për momentin ./Gazeta Blic/