Lajme

Pejë: 68-vjeçari vdes afër një qendre të votimit

10/06/2019 14:13
nga:M K

Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës.

Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.

11/12/2019 09:25

Policia në Pejë i gjen një personi armë dhe qindra fishekë në dhomën e fjetjes