Sporti

Peja konfirmon anulimin e ndeshjes me Rahovecin

03/03/2020 16:14
nga:M K

Peja ka konfirmuar anulimin e ndeshjes me Rahovecin në kuadër të Ballkan Ligës, e cila ishte paraparë të zhvillohej nesër.

Sot gjatë ditës është raportuar në media dhe burime brenda klubit “vreshtar” ia kanë konfirmuar edhe GazetaBlic se ata veçse janë tërhequr nga garat, pa specifikuar arsyet, shkruan GazetaBlic.

Tanimë, edhe klubi nikoqir i ndeshjes dhe skuadra e dytë kosovare në këtë kompeticion, Peja përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka zyrtarizuar anulimin e takimit.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

ANULOHET NDESHJA E NESËRME !! 🏀😞Të nderuar dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që ndeshja e cila ishte planifikuar…

Publiée par KB Peja sur Mardi 3 mars 2020

/GazetaBlic/

03/16/2020 12:57

Situatë e tensionuar në Pejë për miell, intervenojnë edhe Policia