Sporti

Peja fiton derbin në “Mizahir Isma”, humbja e katërt radhazi për nënkampionin aktual

12/21/2019 20:58
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh ndeshja derbi e javës së fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci nuk e ka shfrytëzuar epitetin e vendasit dhe ndihmën e tifozëve vendas, për ta evituar humbjen, por nuk ndodhi, shkruan GazetaBlic.

Megjithëse pak para fundit të pjesës së parë, “vreshtarët” e humbën atë, me ç’rast pejanët në sekondat e fundit të çerekut të dytë realizuan pikët e epërsisë, që nuk e lëshuan më. Dueli u mbyll 95-109 (24-19, 26-34, 23-23 dhe 22-33).

Me këtë humbje, nënkampionët aktual kosovar regjistruan humbjen e pestë dhe atë të katërt radhazi, ndërsa “shqiponjat” shënuan edhe fitoren e nëntë, krahas shtatë humbjeve.

Njëherit, kjo ndeshje ishte e fundit për stinorin vjeshtor. Më poshtë renditja tabelare.

/GazetaBlic/

03/16/2020 12:57

Situatë e tensionuar në Pejë për miell, intervenojnë edhe Policia