Sporti

Peja bindëse ndaj Bashkimit

02/08/2020 20:37
nga:M K

Peja ka regjistruar edhe fitoren e 13’të këtë edicion, krahas nëntë humbjeve.

“Shqiponjat” nga Karagaçi, ishin bindshëm më të mirë sesa prizrenasit, për të triumfuar në fund, 103 – 80, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, pejanët i barazojnë pikët me skuadrën nga “Sezai Surroi”, derisa deri në fund do të mundohen që të sigurojnë plasman sa më të mirë për “Play Off”.

Më të dalluarit të Peja ishin Dardan Berisha, me 25 pikë, 4 kërcime e 5 asistime, derisa Drilon Hajrizi e Jackson shtuan “double-double” me 14 pikë e 10 kërcime, respektivisht 19 pikë e 12 kërcime.

Te portokallinjtë ndërkaq, u veçuan Bridgeman me 18 pikë e 5 kërcime dhe Karanezi me 14 pikë e 7 kërcime.

/GazetaBlic/

02/08/2020 22:11

Mini-busi që transportonte skuadrën e Bashkimit, sulmohet në Pejë