Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qenë sot për vizitë në një nga fermat në Kosovë.
Ai ka theksuar përmes një video se i gjithë kujdesi ndaj gjedhëve dhe monitorimi i të gjithë parametrave shëndetësorë kryhet në mënyrë automatike e digjitale e kjo falë mbështetje së Ministrisë së Bujqësisë.
Peci ka potencuar se i gjithë zingjiri i funksionimit të sektorit të blegtorisë subvemcionohet nga Qeveria e Kosovës duke filluar nga çdo litër qumësht për 7 cent.
“0,07 cent për litër të qumështit, 25 euro për viçat për majmëri dhe 50€ mështjerrat për riprodhim, 50 euro çdo therrje të raportuar të gjedheve, 30% rritje e mbështetjes financiare për lopët qumështore, Deri më tani 18,3 milionë euro është vlera financiare e mbështetjes në subvencione për kokë të gjedheve” ka shkruar ministri Peci.
“22,5 milionë euro grante, 329 vende të punës, 827 është numri i lopëve të blera direkt përmes përkrahjes shtetërore falë investimit në zgjërim dhe ngritje të kapaciteteve të fermave, numri i gjedheve të shtuara është 1615 sosh,1291 kW është kapaciteti i fermave për prodhimin e energjisë solare;11,5 milionë euro është vlera e mbështetjes së deritanishme të litrës së qumështit sipas cilësisë” ka shkruar ministri Peci raporton “Gazeta Blic”
Ai tutje ka potencuar se sektori i blegtorisë është më i fortë se asnjëherë më parë.
Postimi i plotë: