Lajme

Peci paralajmëron aferën më të madhe korruptive që nga paslufta – “një vlerë monetare prej mbi 500 milionë euro”

11/23/2024 20:02
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, paralajmëron aferën më të madhe korruptive që nga paslufta.

Peci thotë se ka informata se tjetërsimi i pronave i Ministrisë së Bujqësisë në IBK, do të jetë afera më e madhe korruptive e Kosovës që nga pasluftës, me një vlerë monetare prej mbi 500 milionë euro.

“Unë vazhdoj bëj xhirime, postime tek të gjitha uzurpimet e tjetërsimit të pronave, tjetërisimi i pronave i Ministrisë së Bujqësisë në IBK, në bazë të disa informacioneve që unë i posedoj do të jetë afera më e madhe korruptive e Kosovës së pasluftës me një vlerë monetare prej mbi 500 milionë euro, janë tjetërsu prona me vërtetima. Kryesisht në fazën fillestare ka pas ish punonjës të IBK (Instituti Bujqësor i Kosovës), e qe janë të etnisë serbe, përmes të cilës ka ndodh procesi i bartjes së pronës prej pronës shtetrore ajo nuk ka qenë nën menaxhimin e Agjensisë Kosovare të Privatizimit ka qenë pronë puro shtetrore. Kur unë kam ndërmarrë të gjitha veprimet legale, legjitime për me rikthy pronën në Ulpianë për shkak që aty ka ndodh tjetërsimi prej pronës shtetrore tek një individ, ai individ familjari i tyre ka qenë asambleist i një partie politike dhe tash e kom kuptu që edhe agja i tij ka qenë edhe gjygjtarë në njërin nga sistemet e drejtësisë”, shtoi ai.

Por sa i përket disa lajmeve se gjoja ministri ka ndalur qasjën në dokumente për subvencione, Peci e quan gënjeshtër të ‘kulluar’, ku ai tregon se të gjitha dokumentet janë të hapura dhe kushdo që ka interesim mund ti shoh.

“Gënjeshtër, e kulluar. Unë nuk merrna me sistemin e IT, ka departament në AZhB, dhe ata merren me menaxhim. Nuk e di për çfarë dokumente po flisni, të gjitha janë të hapura kushdo që shpreh interesim vjen në Ministri të Bujqësisë, ekziston procedura dhe e merr cdo dokument që i duhet. Jo është e pavërtetë”, përfundoi Peci.