Lajme

PDK zgjedh kryetarët e degëve në Obiliq dhe në Has të Prizrenit

03/30/2019 16:13
nga:A. R.

Partia Demokratike e Kosovës, sot përmbylli zgjedhjet e brendshme në degët e Obiliqit dhe në Has të Prizrenit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës në Obiliq u zgjodh Lulzim Sadiku, ndërsa, në Has të Prizrenit kryetar u zgjodh Adem Morina.

Kuvendi i degës së PDK-së në Obiliq, zgjodhi edhe këshillin drejtues me 35 anëtarë, si dhe 5 delegatët për kuvendin e përgjithshëm zgjedhor, i cili do të kulmojë me zgjedhjen e strukturave të reja të Partisë Demokratike për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Sipas një komunikate të PDK-së, punimet e kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Bajrush Xhemajli. Ai tha se procesi zgjedhor në PDK rikonfirmon fuqinë politike të partisë më të madhe në vend e cila në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet edhe më shumë për Dekadën e Re.

Ndërsa, kuvendi zgjedhor i degës në Has të Prizrenit, zgjodhi edhe këshillin drejtues prej 40 anëtarësh dhe delegatët për konventën qendrore.

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i deritashëm i degës, Nezir Çoçaj, i cili prezantoi të arriturat e degës dhe fitoret e njëpasnjëshme në mes të dy kuvendeve.

Ndërsa, Betim Gjoshi nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve në PDK, tha se platforma Dekada e Re do të shtrihet në secilën lagje të Kosovës dhe po merr mbështetje nga të gjithë qytetarët.

Sipas komunikatës, platforma e PDK-së, Dekada e Re dhe vizioni i liderit Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, ofrimin e hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë, ideve novatore të qytetarëve brenda vlerave integruese, me besim dhe zhvillim./

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës