Lajme

PDK vazhdon kapjen e shtetit: Këshilltarja e ministrit Gashi zgjidhet drejtoreshë

05/25/2018 21:36
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës edhe në qeverinë aktuale po e vazhdon praktikën e kapjes së shtetit, duke ‘rehatuar’ figura politike në pozita zyrtare.

Këshilltarja politike e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, Jehona Shyti një ditë më parë ka braktisur këtë funksion për pozitën e drejtorit të Departamentit të Kulturës në MRKS.

Shyti, ka arritur të sigurojë 89.25 pikë në konkursin e hapur për këtë pozitë. “Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë një kopje të dokumentit në bazë të cilit ajo është përzgjedhur kandidatja më e suksesshme në këtë konkurs.

Njoftimi për përzgjedhjen e kandidatit më të suksesshëm | Gazeta Blic

Për çështjen në fjalë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe vet Shytin, por ajo nuk ka dhënë donjë përgjigje deri më tani.

E njëjta zyrtare ishte në listën e kandidatëve të PDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor, mirëpo ajo nuk arriti të sigurojë votat e mjaftushme për të zën një ulëse brenda Kuvendit. Bazuar në raportin e KQZ-së, ajo ka marrë vetëm 6 mijë e 156 vota në zgjedhjet parlamentare.

Jehona Shyti, ish kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet e 11 qershorit

Ndryshe vet kreu i Qeverisë së Kosovë Ramush Haradinaj, gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte organizuar protesa së bashku me partitë tjera opozitare kundër kapjes së shtetit, gjë për të cilën në atë kohë e akuzonte qeverinë e kaluar të udhëhequr nga Isa Mustafa në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit. /Gazeta Blic/

 

03/18/2019 13:23

Kujtim Shala tregon përfundimisht nëse do t’i futet garës për kryetar të LDK-së