Lajme

PDK: Shteti tu japë paga të punësuarve në sektorin privat që mos të kollapsojë ekonomia

03/24/2020 18:12
nga:Norë Kelmendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media para selisë qendrore të PDK-së tha se shpreh solidaritetin e plotë me të gjitha familjet që janë prekur nga koronavirusi, po ashtu ka shprehur respektin e tij për mjekët, zjarrëfikësit e policët.

Hamza ka folur rreth buxhetit të vitit 2020 të qeverisë Kurti duke thënë se është procesuar në mënyrë klandestine dhe nuk i ka reflektuar nevojat e situatës aktuale.

Ai tha se në këtë gjendje emergjente Qeveria duhet të ndaj buxhet ekstra dhe tu japë të gjithë të punësuarve në sektorin privat paga në shumën mbi paga minimale e shtetit.

“Situata e krijuar nga koronavirusi përveq aspektit shëndetësor ka krijuar një situatë ekonomike që rrezikon që recesioni të jetë shumë i madh. Qeveria e ka aprovuar buxhetin për vitin 2020, për mënyrën si është procesuar ka qenë një procedurë e trafikuar klandestine. Buxheti për vitin 2020 është deshtë me reflektu nevojat e situatës aktuale. Shumë shpejt duhet të ndodhë rishikimi i buxhetit. Sado që vonohemi kostoja do të jetë më e madhe.”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se propozimi i tyre është që duhet të ketë stimuj konkret për sektorin privat.

“Të gjithë të punësuarve në sektorin privat iu është pamundësuar paga minimale. Nuk mjafton vetëm evidentimi i situatës, kemi nevojë për masa konkrete. Përveç stimulimit dhe pagesave në sektorin privat duhet të jenë në konsideratë edhe sektori publik. Kapitali për rritjen e kredive në rastin e realizimit, duhet të lehtësojë qasja në financa. Përveç kësaj, të gjitha institucionet së bashku me BQK-në të kenë një pushim nga pagesa për një periudhë të caktuar kohore. Kamatat duhet të lirohen. Njerëzit nuk mund të penalizohen edhe në rast të vonesave të dënohen.”, tha Hamza.

“Qeveria e Kosovës para disa dite e ka proceduar dhe e ka miratuar buxhetin për vitin 2020, ka qenë një procedurë e trafikuar dhe klandestine. Buxheti për vitin 2020 është deshtë të reflektoj situatën aktuale. Qeveria është duke u vonuar dhe ne mendojmë se shumë shpejt duhet të ndodh rishikimi i buxhetit. Propozimi jonë është që duhet të ketë stimuj konkret për sektorin privat. Shteti duhet tua bëjë pagesën e të ardhurave si paga mesatare. Shteti ka para, ka likuiditet për të marrë masa simulantëve. Të stimulohen punëtorët dhe bizneset. Nuk guxojmë të lejojmë që bizneset tona të bankrotojnë”, tha ai.

Përveç për sektorin privat, ai tha se duhet të ketë stimulim edhe për disa profesione në sektorin publik, si mjeket , infermierët, policët, zjarrfikësit.

Live: Konferenca e PDK-së

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 24 mars 2020

04/02/2020 18:48

Vdes komediani i njohur pas diagnostifikimit me Koronavirus