Lajme

PDK-së së Kadri Veselit i kthehet edhe njeriu më i afërt i Hashim Thaçit

10/10/2018 19:00
nga:M H

Në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, e mbajtur sot, është parë edhe njëri nga bashkëpunëtorët me të afërt të Hashim Thaçit. Fjala është për Hajredin Kuçin, i cili gjatë kohës së Thaçi ishte në krye të PDK-së, e kishte krah të djathtë.

Kuçi për tri mandate sa Hashim Thaçi ishte pjesë e qeverisë, dy prej të cilave ishte kryeministër, Kuçi mbante postin e zëvendëskryeministrit.

Me t’u zgjedhur Thaçi na krye të Presidencës, Hajredin Kuçi u distancua nga PDK.

Ai pos që nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet partiak, nuk ka pranuar që as të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, raporton Gazeta Blic.

Konventën e sotme të PDK-së,  Kadri Veseli, e quajti ditë të veçantë, ditë feste sepse në mënyre solemne hapen zgjedhjet  në Partinë Demokratike.

 

Ai po ashtu, ka falënderuar të gjithë aktivistët e kësaj partie./Gazeta Blic./