Lajme

PDK po thyhet pas dorëheqjes së Abelard Tahirit: Ky është vlerësimini analistit politik!

10/02/2018 16:47
nga:Gazeta Blic

Ofrimi i dorëheqjes së Abelard Tahirit nga posti i Ministrit të Drejtësisë sipas analistit Nexhmedin Spahiu, nuk paraqet ndonjë krizë as brenda partisë por as brenda qeverisë, shkruan Gazeta Blic.

Saphiu duke i komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike ka theksuar se nuk mund të ketë ndarje brenda kësaj partisë, për shkak se kjo partisë tashmë sipas tij është në duart e Kadri Veselit.

“Unë mendoj që brenda PDK nuk mund të ketë ndarje, tashmë këtë parti e udhëheq Kadri Veseli ani pse mund të ketë persona që kanë më shumë simpati për dikë tjetër ndonjë udhëheqës tjetër, por, partia është komplet në duart të Kadri Veselit dhe nuk mund të flitet këtu për ndarje”, ka deklaruar Spahiu, përcjell Gazeta Blic.

Sipas tij kjo dorëheqje nuk përbën ndonjë rrezik.

“Ndërsa sa i përket dorëheqjes së Abelard Tahirit, unë nuk e di nuk jam në rrjedha pse ai e ka ofruar dorëheqjen, por, gjithësesi kjo nuk përbën ndonjë krizë qeveritare apo çfarëdo qoftë”, tha ai.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Theksojmë se në media u raportua që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërprerë një vizitë të tij zyrtare në Britaninë e Madhe. Ai kishte shkuar atje të dielën.

E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka ofruar dorëheqjen duke mos dhënë detajet se cila ka qenë arsyeja.

Haradinaj ka treguar se Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka kërkuar atij që mos ta pranojë njëherë dorëheqjen e Tahirit.

E gjatë ditës së sotme në mbledhje me ministrat e partisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se zhvillimet e fundit në parti janë një proces normal i reformave.

“PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve. Vendimmarrja do të jetë vetëm e PDK-së dhe jo individuale. Do respektojmë institucionet brenda partisë”, ka thënë Veseli.

Ai tha se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka bërë një punë të madhe me reforma në drejtësi dhe ka thënë se vendimmarrja më tutje do të jetë e përbashkët, e partisë.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të dalë nga zyrat e PDK-së ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen nga ky post.

Ai theksoi se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.

Ai as nuk e ka pohuar e as mohuar nëse largimi i tij nga kjo pozitë ka të bëjë me atë se e kishte shoqëruar presidentin, Hashim Thaçi gjatë vizitës të shtunës në Ujman.

/GazetaBlic/ 

 

Haradinaj: Abelard Tahiri është ende ministër

 

 

03/18/2019 09:57

Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione